< Opinione
Kerko

Deshtoi sistemi i drejtesise apo Unmik-Eulex-i (bashkesia nderkombetare) ne ndertimin e ketij sistemi

29/04/2014 07:20
Na ka rene shume shpesh te degjojme dhe te lexojme kritika per sistemin e drejtesise ne Kosove. Madje shpeshhere degjojme dhe lexojme qe "sistemi i drejtesise ne Kosove ka deshtuar"! Pergjegjesia ose faji per "deshtimin" e sistemi te drejtesise zakonisht u lihet shqiptareve (vendoreve)!

Te gjithe pa perjashtim e dime, sic e dine edhe "nderkombetaret", qe sistemi i drejtesise ne Kosove eshte ngritur dhe eshte ndertuar e "kontrolluar" nga UNMIK-EULEX-i (prania nderkombetare ne Kosove). Ky sistem i drejtesise edhe sot e kesaj dite mbikeqyret, kontrollohet dhe "sundohet" nga UNMIK-EULEX-i, te cilit keto dite iu vazhdua mandati nga Kuvendi i Republikes se Kosoves! Prandaj, mund te konstatoj, pa frike se po gaboj, qe Bashkesia Nderkombetare (UNMIK-EULEX-i) ka deshtuar ne ngritjen dhe ndertimin e nje sistemi bashkekohor, efikas dhe te suksesshem te drejtesise ne sherbim te popullit dhe te Republikes se Kosoves.

Por, duhet te pranojme se klasa politike dhe institucionale e Kosoves ka deshtuar ne misionin e saj historik per ta bere Kosoven plotesisht te pavarur nga Serbia dhe nga UNMIK-EULEX-i. Kjo klase politike dhe institucionale e Kosoves ka deshtuar, sepse nuk u deshmua e zonja, e pergjegjshme, e prere, e ditur dhe kembengulese per ta ndertuar nje shtet-republike me institucione te pavarura dhe ne sherbim e interes te popullit te Kosoves. Kjo klase politike dhe institucionale (kush me shume e kush me pak, dihet edhe shkalla e pergjegjesive dhe e fajeve) deshtoi edhe ne bisedimet me Serbine, duke i bere asaj koncesione qe rrezikojne sot dhe neser sigurine, qendrueshmerine dhe paqen ne Republiken e Kosoves! Prania e "garantuar" e Serbise dhe interesave te saj ne Republiken e Kosoves perben kercenim dhe rrezikshmeri potenciale per vendin tone. 

Prandaj, konsideroj se eshte e padrejte qe te kritikohet dhe akuzohet sistemi i drejtesise ne Republiken tone per "deshtim", sepse ky sistem dhe i tere sistemi politik i Republikes se Kosoves po vuan dhe po paguan "cmimin" e zgjidhjeve te gabuara qe ka bere klasa jone politike gjate bisedimeve me Serbine dhe me "miqte" tane nderkombetare! Ishte deshtimi i klases politike dhe i dy pushteteve tjera (atij ekzekutive dhe atij legjislativ) qe e sollen dhe po e mbajne UNMIK-EULEX-in ne Kosove, ishin keto dy pushtete (ekzekutivi dhe legjislativi) qe miratuan dhe votuan edhe nje Gjykate speciale per hetimin e "krimeve" te UCK-se ne Kosove, duke i shkaktuar deme te pallogaritshme dhe afatgjate Republikes se Kosoves dhe perpjekjeve te kombit shqiptar per ta zgjidhur drejte dhe njehere e pergjithmone ceshtjen e tij ne Iliri-Ballkan...

Loading...

Apo edhe me kete gjykate Qeveria dhe Kuvendi po duan te (ri)deshmojne se Kosova eshte "sui generis"!! Ishin keto dy pushtete, ekezekutivi dhe legjislativi, ato qe miratuan dhe votuan autonomine e gjere per Veriun e Kosoves dhe per pakicen serbe qe nuk perben me shume se 5% te popullsise se Republikes se Kosoves! Krejt ne fund, sepse eshte teme dhe jane ceshtje te njohura per te gjithe ata qe kane sy per te pare, vesh per te degjuar dhe mendje per te menduar, po them qe nuk mund te kete nje sistem te mire te drejtesise ne nje Republike me klase politike dhe institucionale te deshtuar dhe te varur kembe e krye nga UNMIK-EULEX-i, nga "miqte" tane nderkombetare... Sistemi politik i nje vendi o eshte i suksesshem dhe funksionon si nje i tere o nuk eshte... Ndarja e pushteteve ne ne nje vend behet sa per t'i kuptuar me lehte ato. Perndryshe ato pushtete jane hallka te te njejtit sistem politik dhe nuk mund te funksionojne te pavarura nga njera-tjetra...

Loading...
Të tjera nga Xhevat Bislimi