<
Kerko

Shala: Kumanova duhet ndihmuar

06/06/2015 11:41 Shala: Kumanova duhet ndihmuar
Komisioni Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut është i interesuar shumë që t’iu ndihmojë shqiptarëve të Kumanovës për të kaluar gjendjen e tmerrshme në të cilën gjinden ata nga konflikti i fundit që ndodhi aty, si dhe për të iu ndihmuar që ata të kenë të drejta të barabarta karshi qytetarëve maqedonas në Maqedoni.

Kështu tha Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në International Human Right Commission, Elvana Shala, në një konferencë të mbajtur për media, pas vizitës së djeshme zyrtare në Kumanovë.

Ajo tha se gjendja që kanë parë atje dhe atë çfarë ata kanë dëgjuara gjatë vizitës së djeshme, së bashku me anëtarë të tjerë të huaj të këtij komisioni, ka qenë me të vërtet e tmerrshme për një vend të Evropës së shekullit 21.

Sipas saj, Kumanova është në një gjendje të rrënuar e cila ka nevojë për ndihmë dhe solidaritet të njerëzve.

Këtë gjendje ajo e krahasoj me atë të luftës sonë të fundit para 15 viteve.

Sipas Shalës, gjatë kësaj vizite ata kanë vu në fokus se populli shqiptarë i Kumanovës po diskriminohet shumë dhe sipas saj ata do të angazhohen maksimalisht që të punojnë sa më shumë në drejtim të respektimit të të drejtave të barabarta./Kosovapress/