< Lajme shqip
Kerko

Muzeu i fotografisë “Marubi” do të inagurohet të hënën

08/05/2016 09:07 Muzeu i fotografisë “Marubi” do të inagurohet të hënën
​Ministria e Kulturës ka zgjedhur Ditën e Evropës për të përuruar Muzeun Marubi në Shkodër. Përurimi do të bëhet në orën 17:00 ditën e hënë, me 9 maj.

Godina e re e Muzeut është ngritur në godinën që ndodhet në rrugën “Kole Idromeno”, godinë e ndërtuar më shume se 100 vite më parë, e cila ka shërbyer si bankë, ndërsa u shkatërrua në marsin e vitit 1997.

Godina u ble më pas nga Ministria e Kulturës për tw ngritur Muzeun.

Janë mbi 500 mijë negativë të dinastisë Marubi dhe të shumë fotografëve të tjerë shkodranë e me gjerë.

Ky Muze dokumenton në celuloid kronikën historike të Shqipërisë nga viti 1800 e në vazhdim.

e këtë Muze, historia e Shkodrës dhe e Shqipërisë fiton një tjetër dimension, duke pasur parasysh interesimin që kanë edhe turistet e huaj për kulturën dhe traditën shqiptare.