< Kulturë dhe Art
Kerko

Dua Lipa e gëzuar që është në Prishtinë, pret me padurim koncertin e saj të parë në Kosovë

07/08/2016 18:28 Dua Lipa e gëzuar që është në Prishtinë, pret me padurim koncertin e saj të parë në Kosovë
Prishtinë, 07 Gusht 2016 (KosovaPress) Pas katër vitesh kthehet në vendlindjen e saj, për koncertin parë që do ta mbajë në Prishtinë të martën me 9 gusht, këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Në koncertin e parë të saj në Kosovë, Dua do të këndoj shumë këngë të pa dëgjuara më parë, të cilat janë pjesë e albumit të saj të ardhshëm. Ndryshe nga koncertet e tjera që ka zhvilluar këngëtarja, koncerti i së martës në Prishtinë, do të jetë më i gjati.

Por veç këngëve të saj në gjuhën angleze, gjatë  koncertit nuk pritet që të këndoj këngë në gjuhën shqipe, meqë siç tha ajo, nuk ishte përgatitur.

Sa i përket fondacionit SannyHill i themeluar nga vetë ajo,  Lipa tha se qëllimi i koncertit të saj në Kosovë, është mbështetja e të rinjve kosovarë, dhe se paratë e koncertit këngëtarja ka refuzuar ti marrë për vete, por do që ato të i dedikohen rinisë së Kosovës të cilët merren me art dhe muzikë.

Por Lipa ka theksuar që edhe pse veç artit dhe muzikës Kosovës i mungojnë shumë gjëra të tjera, dhe për këtë, ajo thotë se do të vazhdojë përpjekjet për të ndihmuar vendin. Ajo thotë se ky koncert është vetëm fillimi dhe se fondacioni SannyHill do të jetë jetëgjatë.

Gjatë kohës sa do rri në Kosovë. Dua Lipa do të hajë ushqimin tradicional shqiptar, që është pitja.

Ajo menjëherë pas mbërritjes në Kosovë, tha se do të shkojë ta hajë piten të cilën  do të ia gatuajë nëna e saj.

Bendi dhe Dua gjatë këtyre tri ditëve sa do të qëndrojnë në Kosovë, do të vizitojnë vende të ndryshme të Kosovës.

Veç Duas dhe bendit të saj, në koncert do të ketë edhe të ftuar të tjerë.

Koncerti i Duas do të mbahet në Parkun e Gërmisë, në Prishtinë./KosovaPress/