Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 21.01.2020 05:05

​Xhiron ndërsa nget veturën 160 km/h, ja çfarë i ndodh në fund - video

Uashington | 14/01/2020 16:23

Një i ri i nga Connecticut, Kenneth Hofler ishte duke vozitur në autostradën I-95 me një Nissan Versa të kuq pa u kujdesur për shpejtësinë.

Ndërsa ai ishte duke regjistruar veten e tij, ishte e lehtë të shihej se ai po ngiste  160 km/orë.

Shoferi i shpejtë dhe shumë i pakujdesshëm, i cili po bredhte në mes korsive, është vërejtur nga një patrullë trafiku, dhe ata e kapën në radar duke vozitur deri në 164 km/orë.

Ata madje nuk duhej të fillonin një ndjekje serioze, pasi ai tashmë po hynte në kthesë në dalje të autostradës. Sigurisht që udhëtimi përfundoi me një dalje nga rruga dhe një aksident.

Oficeri policor shpejt zbuloi të dëmtuarin Hofler duke dalë nga vetura e aksidentuar dhe menjëherë e arrestoi.

Përveç akuzës për ngasje të pakujdesshme, u përcaktua që ai më parë ishte revokuar patentë shoferin e tij dhe automjeti nuk ishte i siguruar. Madje, iu gjetën edhe 30 gramë marihuanë.

Më vonë u përcaktua se 23-vjeçari kishte transmetuar videon e tij live në rrjetet sociale. Në fund, vetëm mund të thuhet se sa me fat ishte ai, transmeton KosovaPress.


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress