Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 13.12.2019 05:01

​Vret veten për shkak të burrit

Nju Delhi | 30/10/2019 13:42

Foto nga arkiva

Një grua, 21-vjeç, në Indi, dyshohet se kreu vetëvrasje pasi burri i saj vazhdimisht e nënçmonte për shkak të tenit të errët të fytyrës.

Policia në Rajasthan ka ngritur rastin kundër burrit të gruas dhe pasi babai i vajzës raportoi në polici se ai ishte përgjegjës për vetëvrasjen e saj, duke e poshtëruar vazhdimisht për shkak të ngjyrës së lëkurës, raporton BBC.

Deri më tani, burri nuk është arrestuar. Kjo nuk është hera e parë në Indi që një grua kryen vetëvrasje për shkak të ngjyrës së saj të lëkurës, pasi shumë indianë thonë se një çehre më e ndritshme është më e mirë se një çehre më e errët.

Një grua kreu vetëvrasje në vitin 2014 pasi burri i saj vazhdimisht qeshi me ngjyrën e saj të lëkurës, dhe vitin e kaluar një nxënëse 14-vjeçare vrau veten pasi shokët e saj të shkollës talleshin me të dhe e quanin të shëmtuar, pasi ishte "e errët".

Të gjitha këto incidente raportohet se tregojnë se sa i rrezikshëm është obsesioni i popullit të Indisë me ngjyrën e lëkurës, transmeton KosovaPress.

Vajzat me ngjyrë të errët të lëkurës janë më shpesh ‘cak’ i talljeve në shkollë, në shesh lojërash, madje edhe në shtëpi dhe mes të afërmve.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress