Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 17.08.2019 08:28

​Veseli përkujton këngëtaren e njohur shqiptare

Prishtinë | 12/08/2019 16:13

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar këngëtaren e njohur shqiptare Fatime Sokoli, me rastin e 32-vjetorit të vdekjes së saj.

Ai në një postim në Facebook shkruan se Sokoli ishte gjithashtu një model emancipimi feminist për Malësinë e Gjakovës dhe gjithë trojet shqiptare.

“Fatime Sokoli e sfidoi atë mentalitet duke shkëlqyer nëpër skenat brenda e jashtë vendit e duke iu kënduar heronjve të historisë me dy telat e çiftelisë në kohën kur shumica e rapsodëve ishin burra”, shkruan Veseli.

Postimi i plotë:

Mbase për brezat e sotshëm të rinj nuk do të thotë shumë emri i Fatime Sokolit, e cila vdiq me 12 gusht të vitit 1987, por për brezin tim ka qenë një nga këngëtaret më frymëzuese që i këndonte dhembjes dhe krenarisë kombëtare. Këngët e saja patriotike, sikurse shumë të tjera që dëgjoheshin në Radio Tirana apo Radio Kukësi. Kanë qenë një prej faktorëve kryesorë që e ngriti, brumosi, edukoi dhe mësoi rininë dhe popullin tonë me patriotizëm. Ajo ishte gjithashtu një model emancipimi feminist për Malësinë e Gjakovës dhe gjithë trojet shqiptare sepse doli përtej normave patriarkale. Ajo tregoi se gruaja nuk ishte vetëm për të lindur, rritur dhe edukuar fëmijë, për punët e shtëpisë dhe për t’iu nënshtruar pushtetit të burrit, por shumë më tepër. Fatime Sokoli e sfidoi atë mentalitet duke shkëlqyer nëpër skenat brenda e jashtë vendit e duke iu kënduar heronjve të historisë me dy telat e çiftelisë në kohën kur shumica e rapsodëve ishin burra.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress