Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 17.08.2017 07:09

​Vdes legjenda Chris Cornell

| 18/05/2017 16:13

Këngëtari i njohur i muzikës rock Chris Cornell, ka vdekur sot në moshën 52 vjeçare në Detroit.

Vdekja e tij po hetohet nga policët, pasi që dyshohet për një vetëvrasje të mundshme. Zëdhënësi i policisë në lidhje me rastin ka treguar se janë duke i analizuar të gjitha gjërat themelore të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes pasi që vdekja e tij është konsideruar  shumë e papritur, shkruan KosovaPress.

 Ngjarja tragjike ka tronditur rrjetet sociale duke shkaktuar reagime të shumta. Ngushëllime familjarëve në lidhje me vdekjen e Chris Cornell, kanë shprehur shumë persona të njohur të botës së artit dhe muzikës, duke e vlerësuar ngjarjen si humbje shumë të madhe.

Ndër këngët më të njohura të tij janë “The Promise”, “Seasons”, “You know my name” dhe kryeveprën që qëndroj për një kohë të gjatë në pozitat e para “Part of Me”, që ishte bashkëpunim me Timberland.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress