Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 17.10.2019 11:40

​Vdes aktori i filmit "Man in black”

Uashington | 10/07/2019 12:54

Aktori i njohur amerikan Rip Torn vdiq në shtëpinë e tij në moshën 89-vjeçare.

Agjenti i tij njoftoi se "aktori vdiq të martën pasdite në paqe në shtëpinë e tij në Lakeville, Connecticut, i rrethuar nga gruaja e tij, Amy Wright dhe vajzat Katie Thorn dhe Angelica Paige."

Torn është i njohur për rolet e personazheve të vrazhdë që shpesh ishin më popullorë sesa filmat yjorë.


Karriera e tij 65-vjeçare ishte e mbushur me një numër të roleve të rëndësishme, mes të cilëve më të suksesshmit në "Show Larry Sanders", për të cilën ai mori gjashtë nominime për Emi dhe fitoi një statujë, transmeton KosovaPress.

Ai u propozua për Oscar për një rol mbështetës në "Cross Creek" të vitit 1983 dhe ishte më i njohur për rolin në "Man in Black" në vitin 1997.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress