Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 03:42

​Valbona Mema në superformë, askujt s’ia merr mendja sa kilogramë ka humbur

Tiranë | 14/03/2019 17:35

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, Valbona Mema ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për promovimin e këngës së re “ Tironse kom lè”.

E veshur me një kostum sportiv dhe e kombinuar deri në detaje, Valbona u shfaq më në formë se kurrë, duke treguar më pas sekretin e transformimit të saj fizik, që në fakt është komentuar së shumti në media.

Pa asnjë kompleks, madje me tone vetëvlerësimi, këngëtarja e “Tate du fuston” zbuloi se për momentin peshon 56 kilogramë, nga 86 që kishte qenë para dy vitesh e gjysmë.

Stili i ri i jetesës dhe përkushtimi i madh për t’u ushqyer shëndetshëm, ose “bukur” siç ajo e quajti në studio, kanë bërë që Valbona të arrijë rezultatet e dëshiruara./TCh/

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress