Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 24.07.2017 12:34

​Vajza e vogël e Trump, pushime në Kapri

| 17/07/2017 10:38

Tiffany Trump është vajza e vogël e Presidentit amerikan, Donald Trump. Ajo është fotografuar së fundmi në Kapri të Italisë.

Tiffany ndodhet në brigjet italiane së bashku me nënën e saj, ish-bashkëshorten e Trump, Marla Maples. 

Fotot janë kapur teksa ato qëndronin së bashku mbi një jaht luksoz, ndërsa shoqëroheshin edhe nga agjentë të shërbimeve sekrete, shkruan Daily Mail.

Prej 3 javësh, Tiffany është duke udhëtuar nëpër Europë me të dashurin e saj, por në Kapri ai nuk është parë.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress