Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 07:30

​U lidh me një punonjëse, largohet nga puna shefi ekzekutiv i McDonald

Prishtinë | 04/11/2019 08:12

Shefi ekzekutiv i McDonald është larguar nga kompania pasi shkeli një nga rregullat duke u përfshirë në një marrëdhënie me një punonjëse.

Gjiganti i fast-food tha se ish-presidenti dhe shefi ekzekutiv Steve Easterbrook demonstroi gjykim të dobët.

McDonald i ndalon drejtuesit e kompanisë të kenë marrëdhënie romantike me punonjësit.

Në një email për punonjësit, Easterbrook pranoi se ishte në një marrëdhënie me një nga punonjësit dhe se ky ishte një gabim i tij.

"Duke pasur parasysh vlerat e kompanisë, unë jam dakord me bordin, që është koha për mua që të eci përpara," tha ai, përcjell Ora News.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress