Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 24.08.2019 07:45

​Trondit aktorja: Jetuam së bashku për katër ditë, burri iku në shtëpinë e tij

Los Anxhelos | 11/06/2019 17:40

Aktorja e famshme Gwyneth Paltrow, ka befasuar shumë me deklaratën e tij të fundit, duke thënë se jeta e saj me bashkëshortin ka një dimension të veçantë, ku secili prej tyre ka të drejtë të privatësisë për aq sa kanë nevojë.

Ajo shpjegoi se privatësia ishte diçka për të cilën u dakorduan dhe në të njëjtën kohë ishte parakushti kryesor para martesës.

Paltrow shpjegoi se gjatë javës ata kalojnë katër ditë së bashku, dhe pastaj, bashkëshorti i saj shkoi në shtëpinë e tij.

Askush nuk iu besoi fjalëve të saj, por ajo këtë e justifikoi me dëshirën për pushim dhe nevojën që ajo dhe bashkëshorti i saj, muzikanti Brad Falchuk kishin nevojë për një dozë të "lirisë", e cila kontribuon për frymëzimin e tyre, transmeton KosovaPress.

Çifti gjatë vitit të kaluar u martua në një ceremoni private, ndërsa muajin e mjaltit e kaluan me fëmijët e Paltrwo, të cilët ajo i ka me ish-bashkëshortin Chris Martin.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress