Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 07:30

​Tenisti Andy Murray bëhet baba për herë të tretë

Nju Jork | 06/11/2019 17:13

Andy Murray dhe Kim Sears u bën me fëmijën e tyre të tretë javën e kaluar, konfirmoi gjyshi i tenistit të famshëm.

Roy Erskine ka zbuluar për gazetën britanike “Sun” se çifti është bërë me një djalë.

"Një djalë ka ardhur në botë. Unë ende nuk e di emrin e tij. Unë pashë fotot. Jam i kënaqur që nëna dhe foshnja po ndjehen mirë," tha Erskine.

Murray dhe Sears tashmë kanë dy vajza, Sophia tre-vjeç dhe Edie dy-vjeça. Në një intervistë për “Times”, Murray konfirmoi më parë se do të merrte një pushim të shkurtër në karrierën e tij sportive për t'u përgatitur për ardhjen e fëmijës së tij të tretë.

Çifti është bashkë që kur u takuan si adoleshentë në Open Summer 2005, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress