Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 01:27

​Studimi, ja si do dukeni pas disa vitesh qëndrim në zyrë

Prishtinë | 30/10/2019 09:49

​Puna në zyra lakmohet shumë nga personat jashtë saj. Ky aktivitet përshkruhet si një pozicion mjaft i mirë, jashtë pluhurit të rrugëve, zhurmës dhe faktorëve atmosferik. Por, një studim i fundit bën që të mendoni seriozisht heqjen dorë prej saj.

Qëndrimi për një kohë të gjatë para kompjuterit të sjellë një mori çrregullimesh.  Sytë e skuqur, stresi dhe obeziteti janë vetëm disa nga simptomat që punëtorët e zyrave vuajnë aktualisht. 

Gjithsesi, kjo nuk është e gjitha. Një studim i Kolegjit të Punës dhe Ardhmërisë ka grumbulluar të dhënat e një sondazhi të paraqitur nga më shumë se 3000 punonjës zyrash në Francë, Gjermani dhe Britaninë e Madhe. Rezultatet janë befasuese. 

Përqindjet e punonjësve të zyrave në Mbretërinë e Bashkuar që thanë se ata tashmë vuanin nga sytë e lënduar (50 përqind), dhimbjet e shpinës (48 përqind) dhe dhimbjet e kokës (48 përqind) si rezultat i drejtpërdrejtë me mjedisin e punës.

"Në qoftë se nuk bëjmë ndryshime rrënjësore në jetën tonë të punës, të tilla si lëvizja më shumë, dhe marrja e pushimeve të rregullta, zyrat tona do të na bëjnë shumë të sëmurë", tha William Higham për "The Independent".  

Qëndrimi në zyra përshpejton problemet muskulore dhe dobësinë e këmbëve, por rrit rrezikun e trombozës, problemeve kardiovaskulare dhe të tumoreve./ora news/ 


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress