Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 09.12.2019 11:16

​Sonte nis java e filmit të Maqedonisë

Prishtinë | 02/12/2019 09:36

Me shfaqjen e filmit “Gëzuar viti 49”, në regji të Stole Popovit me Meto Jovanovskin në rolin kryesor, sonte në kino abc, në orën 20.00, fillon “Java e Filmit të Maqedonisë” në Prishtinë.

Ky manifestim është organizuar nga “Kosovafilmi”, mbështetur nga Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Kinotekën e Maqedonisë.

Shikuesve të kryeqytetit do t’u prezantohet aktori i njohur Meto Jovanovski, që interpreton rolin kryesor në filmin e mbrëmjes, drejtori i Kinotekës së Maqedonisë Vladimir Angelov dhe drejtori i Vardar filmit Naser Curri.

Ndërkaq, në programin e paradites, “Kosovafilmi” në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, Programi i Regjisë së filmit, do të organizojnë debat me mysafirët Meto Jovanovski, profesor në Fakultetin Arteve në Shkup, (interpreton rolin kryesor në filmin “Gëzuar Vitin i Ri 49”) , me drejtorin e Kinotekës Vladimir Angelov dhe me drejtorin e Kosovafilmit, Gani Mehmetaj.

Debati do të zhvillohet në sallen e projeksionit, në objektin e Departamentit të Regjisë së Filmit, nga ora 12:00h.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress