Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 11.12.2017 08:02

​Shqiptari romantik (Video)

| 17/02/2017 17:50

Të qenit romantik nuk është një virtyt që karakterizon shqiptarët në përgjithësi, pavarësisht faktit që respekti nuk ka munguar asnjëherë, por që të shpreh dashurinë një burrë për të dashurën e vet dhe atë në mënyrë publike nuk është diçka e zakonshme.

Por, kjo nuk vlen edhe për çiftin nga Elbasani, në Shqipëri. Dionisin dhe Jonadën, të cilët kanë gjashtë vite që janë në lidhje por, që tani Dionisi vendosi të bëj një hap më shumë për të qenë më afër dashurisë së jetës së tij, njofton KosovaPress.

Ai kishte planifikuar gjithçka në mënyrë që të jetë e përkryer dhe që e dashura e tij, të jetë gruaja më e lumtur në botë. Dionisi kishte vendosur që çdo moment nga kjo ditë të mbetet jo vetëm në kujtesën e tyre, por edhe në një video.


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress