Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 22.10.2019 01:50

​Sfidat e vitit të parë shkollor

Prishtinë | 07/09/2019 14:38

Ata tashmë kanë moshën për të filluar vitin e parë shkollor, e shtatori si çdoherë vjen për prindërit dhe fëmijët me gëzimin dhe stresin e rifillimit të shkollave.

Nxënësit e klasave të para, pothuajse gjithmonë, shkojnë në shkollë të mbushur me entuziazëm dhe dëshirë për të mësuar, për jetën, për të pasur sa më shumë miq.

Psikologjia Ema Jashari- Skeja tregon për emisionin “Foleja” se problemi më i madh i fëmijëve kur fillojnë shkollën është ndarja nga familja dhe kalimi i kohës larg saj.

Kjo situatë shton frikën e fëmijës nga shkolla. Sjellja e prindërve dhe mësuesit është shumë e rëndësishme në mësimin më të lehtë të fëmijës me shkollën.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress