Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 20.07.2018 03:19

​Serish shtatzënë?

Romë | 10/07/2018 16:37

Pas një shfaqjeje muzikore në Romë, fansat e këngëtares Beyonce dyshojnë se ajo është në një gjendje tjetër.

Ylli amerikan mbajti një koncert për t’u mbajtur mend në kryeqytetin italian.

Ajo u shfaq në skenë me bashkëshortin e saj Jay Zi dhe kishte një veshje të argjendtë duke kënduar "Bonnie & Clyde" kur, në një moment, siç shkruan US Weekly, ajo preku barkun dhe buzëqeshi para audiencës.

Beyonce dhe Jay Zy kanë vajzën gjashtëvjeçare Blu Ivey dhe binjakët Ruma dhe Sir që kanë vetëm 12 muaj, dhe fansat tani mendojnë se çifti i famshëm do të zgjerojë familjen e tyre, transmeton KosovaPress.

"Beyonce është me të vërtetë shtatzënë përsëri ... dhe ajo do të jetë nëna e katër fëmijëve", shkroi një përdorues Twitter, i cili është i bindur se këngëtarja është në një gjendje tjetër.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress