Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 14.12.2019 08:57

​Sënduku ‘mbretëror’ rikthehet në pallatin e Versajës

Paris | 09/07/2019 17:44

Ai e ka gjetur vendin e tij në pallatin e Versajës, afër Parisit, pas 230 vjetësh azil, një sënduk spektakolar i shekullit të 18 është blerë nga muzeu francez, prej një koleksionisti amerikan, për pak më shumë se 4 milionë euro.

Para se të vendoste, kështjella, që ishte në gjendje ta përballonte këtë orendi të jashtëzakonshme, e ka vlerësuar dhe analizuar autenticitetin e sëndukut.

Sënduku i stilit “Rococo”, ishte porositur në 1745, për dhomën e Mari Teres Rafael të Spanjës, bashkëshorten e Delfinit të Francës, djali i Luigjit 15.

Pas vdekjes së gruas në moshë të re, ajo mbeti në dhomën e saj, por u zhduk në mesin e revolucionit të 1789.

Në fund të shekullit të 19-të, kjo orendi u rishfaq në një treg arti, por prejardhja e saj mbretërore ishte harruar.

Në 1973, shtëpia e ankandeve Tajan, e shiti atë për 1 milionë franga. Më pas në 1981, sënduku shkoi në SHBA, në duart e një tregtari nga Nju Jorku.

U rishfaq sërish në ankand në 1998 kur një ekspert nga Kristis identifikoi numrin 1343 të shkruar pas tij.

Ai kuptoi se shifra korrespondonte me numrin e sëndukut në inventarin e dhomës së familjes mbretërore dhe lidhja me të u rivendos./tch/

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress