Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 20.09.2017 04:00

​“Selfie” e majmunit sjell fotografin para bankrotimit

| 15/07/2017 21:33

Fotografi David Slater, i cili publikoi “selfien” e njohur të majmunit Naruto, ka bërë të ditur se ndodhet para bankrotimit, për shkak të padisë së PETA, e cila konsideron se të drejtat autoriale i takojnë pikërisht majmunit.

Slater ka me vite që po lufton për të siguruar të drejtat autoriale të fotografisë dhe nuk ka mund të sigurojë biletën e aeroplanit deri në San Francisko për të marrë pjesë në seancën gjyqësore, e cila u mbajt gjatë kësaj jave, por gjithë ngjarjen e përcolli nga shtëpia përmes rrugës së internetit, shkruan  Guardian.

Historia e “selfie” të majmunit Naruto filloi në vitin 2011, kur Slater udhëtoi për Sulavezi, Indonezi, dhe kaloi disa ditë pas duke fotografuar një grup të majmunëve.

Slater ka thënë se “selfie” ishte rezultat i zgjuarsisë së tij, por organizata për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve PETA në vitin 2015 ngriti një padi në emër të macaque, majmunit gjashtëvjeçar, për të cilin tha se i takojnë të drejtat e plota autoriale të fotografisë.

Gjykata një vit më vonë konstatoi se kafshët nuk janë të mbuluara nga e drejta autoriale, por PETA u ankua ndaj vendimit në Gjykatën e Apelit, e cila ka dëgjuar argumentet në seancën e mbajtur këtë javë.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress