Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 12.12.2017 10:42

​Selena Gomez lanson Bad Liar

| 18/05/2017 17:18

Këngëtarja Selena Gomez ka lansuar mbrëmë projektin më të ri “Bad Liar”, i cili është diskutuar shumë kohëve të fundit.

“Bad Liar” tashmë ka kaluar 1 milion klikime vetëm disa orë pas publikimit në kanalin muzikor Youtube dhe ka marrë mijëra reagime pozitive në rrjetet sociale, shkruan KosovaPress.

Këngëtarja ka qenë shumë aktive kohëve të fundit në fushën  e muzikës, ku kënga “It Ain’t Me”, e lansuar para 3 muajsh me Kygo, ende po kryeson top listat. Kësaj rruge si duket po shkon edhe projekti më i ri.

Selena Gomez është shumë e angazhuar edhe me serialin  në të cilin është producente ekzekutive“13 Reasons Why”, i cili për shkak të suksesit në sezonin e parë, është paralajmëruar të ketë edhe një sezonë të dytë e cila tashmë ka filluar të projektohet.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress