Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 05:38

​Sekreti që duhet të dini për të mbajtur mend emrat e rinj

Prishtinë | 21/10/2019 07:13

Fiksimi i emrave është shumë i vështirë për shumë persona, me siguri është një fakt që mund t’i ketë ndodhur secilit nga ne.

Duke i marrë në konsideratë të gjitha, koha më e mirë për ta regjistruar në memorie emrin e një personi është herën e parë kur e dëgjoni atë. Për t’ju ndihmuar që të mos i harroni emrat e personave që i takoni, ekspertët kanë treguar një truk: Menjëherë pasi dikush le të themi Shkumbini e thotë emrin e tij,  përsëriteni disa herë në mendjen tuaj.

Kështu, pavarësisht se ai e ka thënë vetëm një herë emrin, ju do ta “dëgjoni” disa herë dhe përsëritja do t’jua jep mundësinë që ta lidhni fytyrën me emrin e tij. Në fund të bisedës, emri i cili ka filluar si një fjalë pa kontekst do të bëhet një person multidimensional që i pëlqen të shikojë futboll dhe të del me shoqëri.

Një tjetër këshillë për ta mbajtur në mend emrin e personit është duke biseduar diçka rreth emrit të tij. Ta zëmë Shkumbini sapo e ka prezantuar veten, atëherë ju mund ta pyesni diçka rreth emrit të tij, si p.sh. “cili është kuptimi i emrit tënd”. Dhe kështu do ta keni mundësinë që ta dëgjoni me zë edhe një herë apo dy emrin e tij.

Mos harroni që në fund të bisedës të ndaheni duke i thënë “kalofsh bukur Shkumbin” ose diçka të ngjashme, përcjell Vizion Plus.

Por, mbi të gjitha, nëse veç e dini se do ta takoni një person të ri, atëherë duhet të vendosni që qëllimi primar për ju të jetë mbajtja në mend e emrit.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress