Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 14.11.2018 07:34

​Sekreti i regjimit të ushqimit të Shakira

Prishtinë | 30/10/2017 11:50

Shakira ka zbuluar trukin për shkak të të cilit edhe në moshën 40-vjeçare është njëra ndër këngëtaret më seksi.

Pavarësisht obligimeve që ka, Shakira gjithmonë përpiqet të ushqehet mirë. Për këtë përkujdeset trajneri i saj Anna Kaiser, e cila ka zbuluar edhe fshehtësitë e regjimit të saj.    

Këngëtarja ha tri herë në ditë dhe nuk lë anash as pemët dhe perimet. Por, ajo i përmbahet edhe një truku. Në fakt, ndërmjet drekës dhe darkës, Shakira i shmanget ëmbëlsirave dhe në vend të kësaj ajo pi supë.

“Në ora katër pasdite, kur shumica dëshirojnë ëmbëlsira dhe kafe, supa është një opsion më i mirë, pasi që do t’ju mbrojë deri në darkë dhe nuk ka shumë kalori”, zbulon trajneri i Shakirës.

Kjo nuk do të thotë se Shakira kohë pas kohe nuk ha edhe ëmbëlsira, gjë e cila është në rregull.

Shakira më 8 nëntor nis turneun 'El Dorado World Tour', i cili do të zgjasë deri më 10 shkurt të vitit të ardhshëm, transmeton KosovaPress.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress