Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:03

​Rita Ora: U frikësova për jetën time

| 05/09/2019 10:34

Rita Ora ka zbuluar se frikësohej për jetën e saj gjatë betejës ligjore me studion diskografike, Roc Nation, të Jay Z.

Këngëtarja dyshohet se iu ndalua të bënte muzikë për 5 vite pasi hodhi Roc Nation në gjyq në vitin 2015, duke pretenduar se e kishin neglizhuar.

28-vjeçarja tha gjithashtu se frikësohej për shëndetin e saj mendor kur e mendonte se nuk do bënte më muzikë pasi ishte gjithçka për të.

"Ishte padyshim e shqetësuar dhe po, kisha frikë për jetën time. Muzika ime është gjithçka që di të bëj, ndaj u frikësova,"-tha këngëtarja. "Nuk e di nëse depresioni është fjala e duhur, por padyshim që u frikësova."

Këngëtarja çoi në gjyq Roc Nation në vitin 2015 për të ndërprerë kontratën me shtëpinë diskografike me pretendimin se ishte lënë pas dore nga kompania.

Ata kundërshtuan duke thënë se Rita nuk kishte realizuar ende mjaftueshëm albume që të arrinin në një zgjidhje.

"Humba shumë vetëbesim,"-tha këngëtarja.

Gjithashtu akuzoi Roc Nation  për diskriminim ligjor, duke theksuar se nëse do ishte burrë do kishte pasur rezultat më të mirë.

"U ndjeva e diskriminuar sepse isha grua,"-shtoi Rita.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress