Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 26.04.2017 12:20

​Rita Ora konfirmon bashkëpunimin me Marshmello

Prishtinë | 19/04/2017 18:03

​Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora ka bërë të ditur se është duke punuar me DJ e njohur britanik të muzikës elektronike Marshmello për të sjellë një projekt të ri muzikor.

Rita Ora është e njohur për bashkëpunimet e saj të mëparshme me DJ të tjerë siç ka qenë DJ Fresh dhe Sigma, shkruan KosovaPress.

Rita ka shpërndarë një foto në llogarinë e saj në Instagram ku shihet  logo e DJ Marshmello, ndërkohë që në përshkrimin e fotos ajo ka shkruajtur:  “ Duke ardhur së shpejti”.

26 vjecarja si duket ka vendosur që përsëri të vije me një tjetër hit, pasi që kohëve të fundit ka qenë më shumë e angazhuar me projekte të tjera dhe nuk ka qenë shumë aktive në skenën muzikore.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress