Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 19.11.2017 06:51

​Rikthimi i Merita Halilit, koncert i hapur në “Skënderbej”

Tiranë | 15/07/2017 15:30

Merita Halili pati një rikthim me emocione të forta në ansamblin shtetëror të këngëve dhe të valleve, aty ku ka nisur karriera e saj shumë vite më parë, dhe për më shumë, në ditëlindjen e saj.

Ajo këndoi në një koncert të hapur për publikun në sheshin Skënderbej, mbrëmjen e së premtes, repertorin e saj me këngët e Shqipërisë së Mesme dhe ato që ajo i ka realizuar me ansamblin shtetëror të këngëve dhe valleve popullore.

“Një rikthim i pabesueshëm që sonte të gjindem në sheshin e Tiranës që ështëe zbukuruar kaq shumë dhe është një kënaqësi më shumë, që sot në ditëlindjen time unë këndoj në tiranë.Gjithmonë më ka vlerësuar populli, dhe unë e vlerësoj shumë dhe prandaj jam shumë afër me popullin”, rrëfen Halili. Ajo dhe bashkëshorti i saj zhvillojnë aktivitetin prej shumë kohësh në SHBA, duke kënduar në skenat më të rëndësishme për publikun shqiptar dhe amerikan dhe në kthim e presin dy koncerte të rëndësishme. “Kemi dy koncerte shumë të rëndësishme. Njëri është në në gjashtë gusht, e kanë tirulluar “ Prej Tiranë deri në Tashkent. Tashkent është kryeqytetu i Uzbekistanit dhe përfshin një hapësirë gjeografike kukturore muzikore. Koncerti i dytë është në 29 tetor në Symponhy Space në Brodëay në Manhattan”, thotë kompozitori Raif Hyseni. Ata kanë katër vite që kanë themeluar në “Montclair State University” Katedrën e Parë të Muzikës Shqipe për studentët e Nevv Jersey, të cilët kanë mundëi tani të mësojnë edhe ritmet tona përveç muzikës klasike dhe jazz. “Unë mendoj që amerikanë t e vlerësojnë shumë folkun, sepse është dicka e vjetër që vjen nga një vend i vjetër në Ballkan”, tha Halili. Koncerti i së premtes ishte përmbyllësi i këtij sezoni për Ansambin e këngëve dhe Valleve Popullore.


Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress