Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 20.09.2018 09:56

​Rihanna premton këngë të reja

Los Anxhelos | 12/09/2018 19:40

Këngëtarja 30-vjeçare nuk ka lëshuar ndonjë muzikë të re që nga 'ANTI' i vitit 2016, por ajo i ka siguruar tifozët se po punon për materiale të reja.

Ajo ka sqaruar se gjatë kësaj kohe ka qenë e zënë duke u fokusuar në linjën e saj të brendshme dhe filmimin, ndërkohë që premton se do të lëshojë disa këngë të reja në të ardhmen e afërt.

Duke iu përgjigjur një tifozi në Instagram, i cili pyeti se ku ishte muzika e saj e re, këngëtarja e "Diamonds" u përgjigj: "Jam duke bërë muzikë, njëkohësisht duke bërë lingeri, kozmetikë, film. Kur muzika është e gatshme, ju nuk do të duhet ta kërkoni. Por po vjen së shpejti."


Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje për projektet e saja të ardhshme muzikore, por besohet se mund të jetë duke u përgatitur për një album me dy disqe vitin e ardhshëm, transmeton KosovaPress.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress