Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 09.12.2018 09:47

​Rihanna inkurajon fansat e saj të votojnë në legjislativet amerikane

Prishtinë | 09/10/2018 23:45

Këngëtarja e famshme, Rihanna, një zë që pëlqehet shumë nga të rinjtë amerikanë, i bëri sot thirrje fansave të saj që të regjistrohen në listat elektorale për zgjedhjet legjislative të mes-mandatit, që do të zhvillohen në nëntor në SHBA.

Ylli nga Barbados, që jeton në Amerikë por që nuk ka të drejtë vote, publikoi një mesazh në profilin e saj në “Instagram”, ku ndiqet nga 65 milionë persona.

“Mirëmëngjesi Amerikë. Kush është zgjuar sot në mëngjes? Dhe kush është i ndërgjegjshëm? Keni një zgjedhje për të bërë sot dhe është që të regjistroheni në listat elektorale”, shkruan ajo në këtë mesazh që shoqërohet me një foto ku tregohet data përfundimtare e regjistrimeve në SHBA.

Ky mesazh vjen disa ditë pas një kërkese të ngjashme të bërë nga këngëtarja Taylor Swift. 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress