Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.04.2019 09:05

​Richard Gere bëhet baba në moshën 69-vjeçare

Prishtinë | 12/02/2019 08:31

​Aktori Richard Gere dhe bashkëshortja e tij, Alejandra Silva, janë bërë prindër të një fëmije që erdhi në jetë në qytetin e Nju Jorkut.

Aktori 69-vjeçar dhe gruaja e tij 36-vjeçare kanë mirëpritur fëmijën e tyre, gjinia e të cilit është djalë.

Lajmi i bukur erdhi vetëm pak muaj para se Richard të mbushë të 70-tat. Emri i foshnjës nuk është zbuluar akoma.

Ky është fëmija i dytë për aktorin pasi është baba i një djali 19-vjecar, i cili erdhi nga lidhja me aktoren Carey Lowell.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress