Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.05.2017 08:55

​“Redrum” nga Era Istrefi kalon 16 milionë klikime

Prishtinë | 19/04/2017 18:00

​Kënga e këngëtares së njohur, tashmë edhe ndërkombëtarisht Era Istrefi, ka kaluar 16 milionë klikime në kanalin muzikor Youtube.

“Redrum” para lansimit ishte projekti muzikor më i pritur nga të gjithë dhe në fillim pasojë me një numër të madh klikimesh.

Kjo gjë me kohë filloi të zvogëlohet ndërkohe që numri i klikimeve filloi të bije, edhe impakti i kësaj kënge nuk ka qenë i njëjtë me atë të këngës së kaluar “Bon Bon”, shkruan KosovaPress.

Gjithsesi, Era nuk i ka ikur aspak stilit të saj dhe “Redrum”, është vlerësuar për origjinalitetin që ka transmetuar.

Këngëtarja edhe me këtë projekt ka qenë në qendër të vëmendjes, derisa gjëja më e rëndësishme është se komentet e njerëzve kanë qenë shumë pozitive.

Era Istrefi së fundmi ka qenë pjesë e koncertit “Coachella” dhe performanca ka qenë shumë e pëlqyer nga fansat e saj.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress