Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 10.12.2019 07:28

​Qeni me bisht në ballë

Uashington | 14/11/2019 17:11

Një këlysh qeni që është marrë nga rrugët e Misurit, SHBA, në një qendër kujdesi për kafshët, ka tërhequr vëmendjen e mediave për shkak të bishtit në ballë.

Qeni është 10 javësh, dhe është marrë nga një shoqatë që merret enkas me qen që kanë probleme fizike. Tani ai quhet Narvhal, sepse bishti në ballë duket si feçkë elefanti.    

Roshelë Stefen, themeluese e qendrës për shpëtimin e kafshëve, tha se qenushi është shumë i këndshëm, gjithë kohën entuziast e plot energji.

Qendra e saj ka qen me pesë ose tre këmbë, qen të verbër e të shurdhër, si dhe me probleme të tjera. Por si Narvhali nuk kishte parë asnjëherë./tch

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress