Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 06:00

​Projekti ngjethës i artistit për dhunën në familje

| 11/10/2019 13:28

Dhuna në familje është një problem i rëndë i shoqërisë në çdo vend, por që nuk diskutohet aq shumë sa ç’duhet.

Një artist në Turqi vendosi të ngrejë ndërgjegjësimin mes njerëzve të vendit të tij në lidhje me këtë problem, ndaj realizoi një projekt të veçantë.

Shumë gra janë vrarë në Turqi gjatë vitit 2018 nga partnerët e tyre meshkuj, dhe për të treguar që një numër i tillë nuk mund të shpërfillet, Kahve Dynyasi ka vendosur qindra palë këpucë në faqen e një ndërtese.

Në Turqi është traditë që kur një person vdes, jashtë derës vendosen këpucët e të ndjerit. Këto këpucë grash, të gjitha të vendosura në fasadë, do të qëndrojnë në mur për gjashtë muaj.



Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress