Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.10.2018 02:28

​Prindërit e Melania Trump bëhen shtetas amerikanë

| 10/08/2018 15:06

Prindërit e Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump janë betuar këtë të enjte si shtetas amerikanë.

Avokati i Viktor dhe Amalija Knavs theksoi se çifti slloven bëri betimin e shtetësisë në qytetin e Nju Jorkut.

Ata jetonin deri më tani në Shtetet e Bashkuara me statusin e banorëve të përhershëm. Çifti Knavs solli në jetë dhe e rritën Melanian në qytezën rurale industriale të Sevnicës, në kohën kur Sllovenia ishte nën diktaturën komuniste. Viktori ishte një tregtar makinash, ndërsa Amalija punonte në një fabrikë tekstilesh.

Në një zyrë federale në Manhatan u zhvillua një ceremoni për Viktorin 74-vjeçar dhe bashkëshorten e tij Amalija një vit më e re, të cilët kanë jetuar në Shtetet e Bashkuara si banorë të përhershëm.

Melania u zhvendos në Nju Jork më 1996 dhe u takua me Donald Trump dy vjet më vonë.

Çifti presidencial është i martuar që nga viti 2005.


Temat:

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress