Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 19.11.2017 06:51

​Princeshat e Disney mblidhen në jetën reale

| 16/07/2017 20:20

Për ta dëshmuar se mund të jeni princeshë kur të rriteni, zërat e 10 princeshave të Disney janë mbledhur në një event para fansave.

Gratë të cilat ishin mbledhur përfshijnë personazhe të gati tre dekada  të filmave,  duke filluar nga The Little Mermaid (1989) deri te Moana e 2016-ës.

Kanë munguar Borëbardha dhe Hirushja, megjithatë Disney e ka cilësuar si ngjarjen më të madhe që ka mbledhur ‘mbretëreshat’ në një vend.

Ato do të jenë pjesë një film të ri që Disney tha se do të "prishë" stereotipin e princeshës.

Publikimi i filmit që pritet të  bëhet vitin e ardhshëm, Wreck-It Ralph 2, do të shfaqë të gjitha princeshat e Disney në një skenë ku ato veshin bluza  dhe jo fustane dhe diskutojnë "sfidat e të qenit të përsosur"./KosovaPress/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress