Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 12.12.2019 10:40

​Princesha norvegjeze dhe shamani biseksual bëhen me një mikeshë të re

Oslo | 18/07/2019 12:19

Princesha norvegjeze Marta Louise në Instagram ka edituar një fotografi me aktoren e saj të famshme të Hollywoodit Gwyneth Paltrow.

Princesha nuk e fshehu entuziazmin që ato ishin takuar, transmeton KosovaPress.

“Njohja me Gwyneth Paltrow është një dhuratë e pabesueshme. Dituria juaj, forca, vizioni i qartë dhe shpirti i butë me një ndjenjë të pabesueshme humori ishin me të vërtetë frymëzues. Faleminderit që ishit e tillë dhe që na pranove të gjithë mbi krahët e hapur. Mezi presim për ribashkimin tonë!”, shkroi ajo krahas fotos.

Thuhet se Shamani është këshilltar shpirtëror për një kohë të gjatë i aktores së Hollywoodit, të cilin tash e ka takuar me partneren e saj të re.


Dy muaj më parë, princesha norvegjeze njoftoi se shpirti i saj i afërm ishte i dashuri i ri Derek Verrett. Pas këtij lajmi, shamani i famshëm arriti në Norvegji për të shkuar së bashku në një turne në pesë qytete.

Një burim i afërt me çiftin tha për Daily Mail se princesha është e dashuruar me shamanin dhe se përveç se është e dashura e tij e re, ajo është edhe kliente.

“Të binte në dashuri me klientin ishte gjëja e fundit në mendjen e shamanit Durek, por tërheqja midis tyre ishte fatale”, tha burimi, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress