Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 22.10.2019 01:55

​Princesha Charlotte nis shkollimin

Prishtinë | 05/09/2019 13:02

Princesha Charlotte, vajza e Princit britanik William dhe gruas së Dukesha Kate, sot është drejtuar në një shkollë në Londrën jug-perëndimore, tashmë e ndjekur nga vëllai i saj i madh Princi George.

Katërvjeçarja, e veshur me një uniformë blu të shkollës, mbante dorën e nënës së saj kur ajo erdhi në shkollë, e shoqëruar nga babai dhe vëllai i saj, raporton Reuters.

Ajo është e katërta në radhë për fronin britanik, pas gjyshit të saj Princit Charles, babait të saj William dhe vëllait pesëvjeçar George.

Vëllai i vogël i Charlotte, Lewis, i cili është i pesti në radhë për fronin, festoi ditëlindjen e tij të parë në prill.

Shkolla ‘Thomas Buttersy’ ndiqet nga 560 djem dhe vajza nga mosha katër deri në 13-vjeç, me një pagesë  shkollimi rreth 21,000 euro.

Charlotte, megjithatë, do të paguajë pak më pak, pasi vëllai i saj tashmë është student, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress