Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 21.09.2018 02:52

​Pozon për selfi, e sulmon peshkaqeni (Video)

Nasau | 11/07/2018 17:36

Një larje e relaksuar në Bahama u shndërrua në një situatë dramatike, të cilën manekinia 19-vjeçare do ta mbajë mend gjatë.

Katarina Zarutski ishte duke notuar së bashku me peshkaqenët në ishullin Staniel Key në Bahama.

Fotografitë që bëri babai i të dashurit të saj tregojnë se si Katarina noton e rrethuar me një grup të peshkaqenëve të detit.

Katarina, e cila ka përvojë me notim me këta peshkaqenë, të cilët konsiderohen të parrezikshëm për njerëzit, qëndroi e qetë në këtë situatë.

Ajo shumë shpejt nxori  dorën nga uji, të cilën ia kishte kafshuar peshkaqeni, në mënyrë që gjaku që po rridhte të mos tërhiqte peshkaqenë të tjerë.

Në një bisedë për VVC, ajo zbuloi se ishte shumë e frikësuar, por ishte e vetëdijshme se duhet të qetësohet, në mënyrë që të dalë nga uji e pa lënduar.

“Jam me fat që kam ende dorën”, tha ajo, duke shtuar se kishte fat që peshkaqeni e kafshoi vetëm në këtë pjesë të trupit, transmeton KosovaPress.

Ajo ka shpjeguar se kishte hyrë në ujë me peshkaqenët, pasi kishte parë banorët lokaë duke i ushqyer, dhe kishte menduar se për këtë arsye ishte e parrezikshme të notojë.


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress