Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.07.2019 09:50

​Porositi tortë me “Moana”, por ëmbëltori e dëgjoi “Marihuana”

| 12/07/2019 11:54

Kensli Davis nuk do ta harrojë asnjëherë ditëlindjen e saj të 25-të. Kjo për shkak të një gabimi me tortën.

E ëma e Kensli kishte porositur përmes telefonit një tortë me Moanan, filmin e famshëm të Disney, pasi është i preferuari i Kensli, por punonjësit të ëmbëltores fjala “Moana” i ka tingëlluar “Marihuana”.

Si përfundim, torta ishte shumë ndryshe seç prisnin Kensli dhe familja e saj duke shkaktuar të qeshura në momentin kur ka mbërritur në shtëpi.

Nga ëmbëltorja ofruan që ta bëjnë një tortë tjetër, por vet Kensli refuzoi duke thënë se pavarësisht pamjes, ishte shumë e shijshme.

Ngjarja ndodhi në Milledgeville të shtetit amerikan Georgia.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress