Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 20.07.2018 02:35

​​Pesë mënyra për të avancuar karrierën tuaj në 2018

Uashington | 03/01/2018 17:44

Ndërsa bëni lista të vendimit të Vitit të Ri për stërvitjen tuaj, lexoni libra, apo edhe lidhni dashuri, a keni konsideruar jetën tuaj profesionale?

USA Today shkruan se periudha rreth Vitit të Ri është ideale të mendoni me kujdes për të arriturat e mëparshme në punë, por edhe dëshirat dhe qëllimet që duhet të vendosen në të ardhmen.

Kjo është lista e pesë ndryshimeve të vogla që mund të përmirësojnë karrierën tuaj.

Ndaloni zvarritjen

Të gjithëve u ndodh ndonjëherë të kenë një punë të papërfunduar, e cila me kalimin e kohës do të fillojë të zvarritet. Është mirë të filloni të ndërhyni në punën tuaj. Në vend të zvarritjes së punës, për shkak se ju nuk jeni të interesuar, thjesht vendosni afatin dhe sfidoni veten për ta përfunduar. Më së miri është të përgatisni një listë të obligimeve për çdo ditë, e cila do të përfshijë edhe gjëra të mërzitshëm.

Organizohuni mirë

Në vend se të stresoheni për shkak të të gjitha detyrat që keni, mësoni se si t'i vendosni ato sipas prioriteteve dhe punoni gradualisht në to. Është më mirë të planifikoni një ditë përpara, kështu që i dini gjërat që duhet të bëni para se të shkoni në zyrë. Ju mund t'i shënoni të gjitha afatet, emërimet dhe ngjarjet e tjera të rëndësishme në kalendarin e postës elektronike.

Sfidoni veten

Dilni nga zona e rehatisë duke pranuar projekte të reja që do t'ju lejojnë të mësoni aftësi të reja. Kjo gjithashtu do t'ju ndihmojë të adresoni dobësitë tuaja dhe të përmirësoni aftësitë ekzistuese. Zotohuni të bëni më të mirën që mundeni dhe bëheni burim frymëzimi.

Pranoni reagime të kundërta

Përgjigjet konstruktive janë shumë të rëndësishme për punën. Kërkojuni kolegut tuaj të shikojë punën tuaj dhe të shprehë mendimet e veta. Kjo do t'ju ndihmojë të përmirësoni nivelin e njohurive, por gjithashtu ta bëni ekipin më të mirë.

Fikni njoftimet në rrjetet sociale

Megjithëse nuk mund të vëreni, por njoftimet në kompjuterin ose telefonin tuaj  ndikojnë në nivelin tuaj të përqendrimit. Para se të shkoni në zyrë, hiqni zakonin e fikjes së njoftimeve tuaja në aplikacione dhe zvogëloni kontrollin e telefonit gjatë ditës, transmeton KosovaPress.

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress