Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 14.12.2019 01:03

​Për herë të parë në Slloveni, burrat tejkaluan numrin e grave

Lubjanë | 29/10/2019 15:15

Në gjysmën e parë të vitit 2019, numri i burrave tejkaloi numrin e grave për herë të parë në historinë 160-vjeçare të statistikave të popullsisë në Slloveni, sipas Byrosë së Statistikave të këtij vendi.

Në numrin e përgjithshëm të popullsisë së Sllovenisë, përfshirë të huajt, të regjistruar në 1 korrik të këtij viti, ishin 1,045.835 burra dhe 1.043.475 gra, raporton agjencia sllovene e lajmeve STA.

Kjo është kryesisht për shkak të rritjes së numrit të të huajve për 10,000 në gjysmën e parë të vitit dhe numrit të shtetasve sllovenë me 1.600.

Kjo do të thotë që popullsia në Slloveni u rrit me 8,400 në janar-qershor, tha Zyra e Statistikave.

Ende ka më shumë gra sesa burra kur bëhet fjalë vetëm për shtetasit sllovenë, pjesa e të cilave është 51.2 për qind, ndërsa gratë në mesin e të huajve që banojnë në Slloveni janë vetëm 33.7 për qind.

Në mes të vitit, të huajt përbënin 7.1 për qind të popullsisë së përgjithshme të Sllovenisë, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress