Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:10

​Pasuria e 11 milionë dollarë e Mac Miller ndahet mes familjes dhe miqve të tij

| 18/09/2019 14:28

Ka kaluar pothuajse 1 vit që nga vdekja tragjike e Mac Miller. Dhe tani pasuria e tij prej 11 milionë dollarë është ndarë mes miqve të ngushtë dhe familjes së tij.

Vlera e plotë e pasurisë së Mac është rreth 11.3 milionë dollarë sipas dokumenteve të publikuara nga TMZ.

Prindërit dhe vëllai i tij do marrin shumicën e sendeve, ndërsa miqtë e tij të ngushtë janë regjistruar për të marrë mjaft nga gjërat personale të yllit gjithashtu.

Para se të vdiste, Mac la një testament ku shkroi udhëzime specifike për njerëzit e afërt të tij, duke ia lënë rrobat dhe pajisjet elektronike, mikut të tij, Bryan Johnson.

Këngëtari u nda nga jeta vitin e kaluar nga mbidoza e drogës.

Tregtari që ia shiti drogën u arrestua kohët e fundit, me akuzën se i dha një dozë vdekjeprurëse.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress