Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 13.12.2019 03:36

​Pas deklaratave të Stella Mccartney, a duhet të ndalojmë së lari rrobat?

Prishtinë | 10/07/2019 10:52

Pas deklaratave të Stella Mccartney-t, në Britani e jashtë saj, kanë shpërthyer debatet mbi larjen e rrobave.

Stilistja  e famshme, e bija e Paul Mccartneyt, bëri disa pohime të çuditshme për të përditshmen britanike “Observer”, kur tha se nëse nuk të duhet ta lash patjetër diçka, mos e laj.

Stella është sidomos kundër larjes së rrobave në lavatriçe dhe kjo për dy arsye: e para, sepse sipas saj, kështu i zgjatet jetëgjatësia veshjeve, e dyta për të mbrojtur ambientin.

Ajo rrëfeu se ia kishin bërë këtë sugjerim kur ishte e re dhe punonte pranë rrobaqepësve londineze të Savile Row. Një pjesë e britanikëve i kanë marrë seriozisht pohimet e saj.

“Sa  herë lajmë veshjet tona, vëmë në qarkullim në ambient mbi 9 milionë mikrofibra plastike”, tha për BBC, Laura Diaz Sanchez e shoqatës ambientaliste holandeze “Plastic Soup Foundation”.

Ajo këshillon që të përdoren mundësisht ilaçe rrobash të lëngshëm, që lëshojnë më pak fibra. Një pjesë e diskutimeve u fokusua tek xhinset, që sipas disa ekspertëve nuk duhen larë fare.

“Nëse ndoten në ndonjë vend, pastrojini aty dhe jo të gjithë pantallonin”, thotë Sarah Clayton e organizatës mjedisore Wrap.

Ndërkohë, në anën tjetër të debatit qëndrojnë ata të cilëve iu duket e paimagjinueshme të qëndrosh pa i larë rrobat./Top Channel/

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress