Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 25.11.2017 03:13

​Nusja vdes në ditën më të bukur të jetës

| 13/11/2017 12:56

Po jetonte ditën më të bukur të jetës së saj, atë të martesës, kur pak minuta pas celebrimit, jeta e saj u ndërpre në mes.

Është kjo ajo që i ndodhi një nuseje të re me emrin Celeste Biguè, e cila gjeti vdekjen si pasojë e një arresti kardiak teksa po hidhte buqetën e luleve.

Ngjarja e rëndë u shënua në Amadora, gjatë javës që lamë pas, jo shumë larg Lisbonës, në Portugali.

Martesa mes saj dhe bashkëshortit Rui po ecte normalisht, mes njerëzve më të dashur, kur ndodhi tragjedia, krejt papritur.

Nusja teksa po hidhte buqetën e luleve, ra përtokë pa ndjenja. Për të nuk kishte më ç’të bëhej, ajo u deklarua e vdekur, si pasojë e arrestit kardiak.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress