Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 23.02.2019 03:04

​Një pikturë identifikohet si vepër origjinale e Van Goghut

| 10/02/2019 09:58

Muzeu ”Van Gogh” në Amsterdam njoftoi për identifikimin e një pikture që ndodhej në një muze të San Franciskos, pasi më parë dyshohej se ishte false, se rezultonte të ishte pjesë e kryeveprave të piktorit të famshëm holandez.

Piktura ”Natyrë e qetë me fruta dhe gështenja” i ishte dhuruar muzeut të San Franciskos në vitin 1960 nga persona privatë.

Piktura nuk figuronte si pjesë e katalogut të veprave të artistit dhe disa ekspertë kishin dyshime për origjinalitetin e saj.

”Në fund të vitit të kaluar, disa ekspertë të muzeut ‘Van Gogh’ ndanë të njëjtin mendim për një pikturë  të koleksionit të ‘Fine Arts Museum’ të San Franciskos si krijim të Vincent van Goghut”, pohoi për median Milou Bollen, një nga zëdhënëset e muzeut holandez.

”Gjithmonë ka patur pikëpyetje nëse piktura ishte realizuar apo jo nga Van Gogh”, shton ajo.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress