Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 20.09.2017 03:51

​Një nuse si Grace Kelly (FOTO)

| 17/07/2017 16:30

Dasma në kopsht e Miranda Kerr me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel, ishte mjafte e ëmbël dhe private, me vetëm 45 miq dhe familjarë që panë çifin të shkëmbenin unazat.

Por lista e të ftuarve nuk e ndaloi Miranda Kerr të krijonte ditën e ëndrrave të saj, dhe modelja australiane ka folur për eventin e majit për U.S Vogue. 

Për ditën e saj të madhe, nusja mbante veshur një fustan mahnitës të Dior Haute Couture, e bërë posaçërisht për të nga drejtoresha e re artistike e kësaj marke, Maria Grazia Chiuri. 

Duke folur për Vogue për fustanin e saj, zonja e re Spiegel shpjegon thjeshtë: “Ndershmërisht, nuk mund të imagjinoja një fustan më të bukur dasme”. Fustani ishte frymëzuar nga ikona Grace Kelly, fustani që ajo veshi në dasmën e saj më 1856 me princin Rainier të Monakos. Fustani delikat u plotësua me zambakë të luginës dhe me një vello shumë të gjatë që e mbante me një kurorë me perla të dizenjuar nga Stephen Jones.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress