Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 13.11.2018 06:42

​Nicolas Mathieu fiton çmimin prestigjioz “Goncourt” të lertërsisë

| 07/11/2018 16:48

Është një autor i ri në treg, një autor i ri në moshë dhe mbi të gjitha një autor që flet për Francën e sotme, përshëndeti Bernard Pivot, drejtori i çmimit “Goncourt”, më prestigjiozi i çmimeve letrare në botën e frankofonisë, që iu dha sot Nicolas Mathieu, për librin “Leurs enfants après eux” (Fëmijët e tyre pas tyre), një paraqitje politike dhe sociale por edhe një roman që të tregon mbi adoleshencën.

Më i lakmuari nga çmimet letrare në botën frankofone iu dha këtij romancieri 40-vjeçar në raundin  e katërt të votimit me gjashtë vota pro dhe katër kundër përballë Paul Greveilac që konkurronte me librin “Maîtres et esclaves” (Pronarë dhe skllevër), një tregim madhështor mbi Kinën e kuqe.

Libri deri tani është shitur në 40 000 ekzemplarë, por botuesi shprehet se ka porositur shtypjen e 50 000 ekzemplarëve të tjerë.


Temat:

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress