Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:16

​Ndërron jetë këngëtari i njohur si ‘Franc Sinatra’ i lindjes

Pragë | 02/10/2019 18:29

Këngëtari çek, Karel Gott, i cili shiti miliona këngë dhe u njoh si “Sinatra i Lindjes” ka vdekur në moshën 80 vjeçare.

Gott lansoi pothuajse 300 albume, duke filluar nga mesi i viteve 1960, duke shitur dhjetëra miliona kopje në të gjithë botën.

Gott ishte i popullarizuar prapa Perdes së Hekurt dhe u bë i njohur si “zëri i artë i Pragës”, por ai gjithashtu gjeti famë në Evropën Perëndimore, veçanërisht në Gjermani.

Ai vdiq të martën vonë pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë, tha gruaja e tij.

Gott njoftoi muajin e kaluar se ai kishte leukemi akute.

Albumi i tij i fundit i daton nga viti 2018 dhe ishte akoma popullor në Gjermani, Rusi dhe SHBA.

Në vitin 1968 ai përfaqësoi Austrinë në Eurovizion, duke realizuar këngën ‘Mijëra Dritare’./tch

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress