Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 17.08.2019 08:27

​Ndahet nga jeta Gjergj Xhuvani

Tiranë | 14/08/2019 16:24

Është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare regjisori, skenaristi dhe producenti shqiptar, Gjergj Xhuvani. Xhuvani ka ndërruar jetë në një spital të Romës.

U lind në vitin 1963 në Tiranë dhe në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike.

Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Gjergj Xhuvani ishte i martuar me aktoren Luiza Xhuvani.

Filmografia

Regjisor

Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 5 seri

Lindje, perëndim, lindje – (2008)

I dashur armik – (2004)

Parullat -(2001)

Funeral Business – (1999)

Dashuria e fundit – (1995)

Një ditë nga një jetë – (1994)

E diela e fundit – (1993)

Bardhë e zi – (1991)

Skenarist

Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 10 seri

I dashur armik – (2004)

Parullat -(2001)

Funeral Business – (1999)

Dashuria e fundit – (1995)

Një ditë nga një jetë – (1994)

E diela e fundit – (1993)

Bardh e zi – (1991)

Producent

Funeral Business – (1999)

Një ditë nga një jetë – (1994)

Aktor

Edhe ne luftuam – (1981) (TV)

Hije që mbeten pas – (1985)/tch

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress