Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.10.2018 10:43

​Motra e Meghan Markle: Babai ka pësuar atak, shpresoj të rikuperohet për dasmë

| 16/05/2018 09:24

Teksa Britania përgatitet për dasmën e vitit këtë të shtunë, duket se një prej personave më të rëndësishëm nuk do të marrë pjesë në ceremoni.

Bëhet fjalë për babain e saj, Thomas, për të cilin mediat ndërkombëtare kanë qenë shpesh herë kontradiktore nëse do të marrë pjesë apo jo në dasmën mbretërore për të shoqëruar drejt altarit vajzën e tij Meghan.

Së fundmi ai u përfshi në një “skandal” duke bashkëpunuar me një paparac që ta fotografonte teksa ai përgatitej për të shkuar në dasmën e Princi Harry dhe Meghan Markle, duke përfituar edhe dhjetëra mijëra dollarë nga shitja e fotografive.

E një ditë më parë mediat amerikane kanë raportuar serish se Thomas ka anuluar pjesëmarrjen e tij në dasmë.

Por të martën, vajza tjetër e tij, gjysmëmotra e Meghan, Samantha, e cila raportohet se nuk flet me të motrën prej vitesh, ka sqaruar të gjithë situatën rreth të atit.

Teksa ka marrë përsipër fajin, duke pranuar se ka qenë ajo që ka bindur babain që të përfitonte financiarisht nga marrëveshja me paparacin, Samantha ka deklaruar se Thomas ka pësuar atak kardiak për shkak edhe të kritikave të shumta të mediave ndaj tij.

Më tek ajo ka shtuar se shpreson ende që babai i saj Thomas të rikuperohet për të marrë pjesë në dasmën mbretërore britanike, për të shoqëruar drejt altarit vajzën e tij, Meghan.


Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress